Abonohu

Abonohuni në buletinin tonë për lajme mbi produktet dhe ofertat më të fundit

    Kujdesi ndaj klienetit: +355672003012

    Search

    Mbulim në gjithë vëndin

    Për të gjitha produkte dhe shërbimet

    Suport i shpejtë për çdo kthim

    Mbi 1000 klient të kenaqur

    Bustina


    Paketimi:

    – Paketimi: 50/100/150 copë

    Kapsula Espresso Point të pershtatura per ekspreset Lavazza


    Paketimi:

    – Paketimi: 12 kapsula
    – Kutia: 100 capsules

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    4,500L

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    5,000L

    Kapsula të përshtatshme me ekspresët Nespresso


    Paketimi:

    – Paketimi: 12 kapsula
    – Kutia: 50 kapsula

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    2,750L

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    2,500L

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    2,250L

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    2,750L

    Aroma

    Body

    Acidity

    Sweetness

    Cream

    Persistence

    2,500L

    Kafe e Bluar


    Kafe me shije te embel, e perbere nga perzjerjet me te mira Arabike dhe rrobuste. E pershtatshme per cdo ore te dites. Zbuloni shumellojshmerine e shijeve te reja.

    Për Lokale


    Ideale per ata qe pretendojne nje kafe te perkryer. Seleksionimi i kafeve me te mira ne bote dhe mjeshtria e pjekesve, i dha jete nje kafeje te rafinuar.

    Ekspreset


    Disponojme gamen me te kompletuar te markes me prestigjoze italiane ne sherbimin  Pod Maccin (ekspres me bustina) Aroma Macchine. Te thjesht, komode, elegant dhe ekonomik. Nje filxhan i kendshem kafe nuk mund te shijohet vetem ne bar por tani eshte e mundur te jete prane jush ne cdo moment te dites. Ju zgjidhni shijen, ne ju ofrojme zgjidhjen.

    Kërkoni asistence teknike?

    Nëse keni probleme me makinën tuaj të tanishme të ekspresit ose nëse makina juaj e ekspresit nuk sjell cilësinë e dikurshme, silleni në dyqanin tonë të riparimit dhe ne do ta rregullojmë atë.

    Veronesi Caffe – Lider në Distribucionin e Kafesë dhe Ekspresëve në Shqipëri

    Historia jonë

    Që nga vitin 2002, Veronesi Caffe ka sjellur standardet evropiane të industrisë së kafesë dhe ekspresëve në Shqipëri. Ne kemi ndërtuar një reputacion të fortë dhe një histori të gjatë suksesi, duke siguruar cilësi dhe shërbim të përkushtuar për klientët tanë.

    Misioni dhe Vizioni

    Misioni ynë është të sjellim kualitetin e kafesë italiane në çdo shtëpi, zyrë dhe lokal. Qëllimi ynë është që të jemi burimi juaj i preferuar kur bëhet fjalë për kafe të shijshme dhe ekspresë cilësor. Fryti i punës tonë është realizimi i një përvoje të mrekullueshme për klientët që kërkojnë një shije të veçantë e të rafinuar.

    Pasioni ynë për kafenë

    Ne dimë të vlerësojmë rëndësinë e një filxhani të mirë kafeje, ndaj dhe sigurohemi që të sjellim pranë jush marka italiane të njohura për cilësinë e tyre të jashtëzakonshme. Kafeja jonë është përzgjedhur dhe pjekur me kujdes për të siguruar një aromë dhe shije speciale. Ekspresët që ne disponojmë janë të gjeneratës së fundit një eksperiencë të mrekullushme me çdo gotë kafeje.

    Produktet Tona

    Kafe për shtëpi

    Kafe me bustina: Ne ofrojmë lloje të ndryshme të kafesë me bustina që përfshijnë shije të lehta, të forta, apo përzierje të veçanta. Kjo është zgjidhja e përsosur për ata që dëshirojnë një kafe të përkryer e cila mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi.

    Kafe e bluar: Kafeja e bluar ofron një përvojë të veçantë me shije delikate dhe arome speciale. Përdorimi i kafesë së bluar sjell në sipërfaqe shijen më të hollë dhe më të pasur të kafesë, ndaj dhe ky produkt është shpesh një zgjedhje ideale për shumë admirues të kafesë.

    Kafe për zyra

    Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të të kafesë për zyra me shije, fortësi, embëlsi dhe aroma të ndryshme. Sigurojmë kafe të freskët dhe cilësore për të ndihmuar punonjësit tuaj t’a fillojnë ditën e tyre me energji të reja. Bustinat tona janë të përgatitura me kujdes të veçantë për të garantuar një shije të përsosur. Nga kafeja e fortë për t’u zgjuar herët në mëngjes e deri te ato me shije delikate për të krijuar një atmosferë të rehatshme në zyrë, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.

    Kafe për lokale

    Kafe e pjekur (me kokrra): Kafeja e pjekur sjell shijen autentike të kafesë së freskët. Këto kokrra janë përzgjedhur me kujdes nga plantacionet më të mira, dhe përgatiten për përdorim me anë të ekspresëve profesional.

    Kafe me kapsula: Kafeja me kapsula është një zgjidhje e shpejtë dhe efektive për lokalet që dëshirojnë të kombinojnë cilësinë me shërbimin në kohë rekord. Kapsulat tona të kafesë ofrojnë një shije delikate dhe origjinale, duke garantuar kënaqësinë e klientëve tuaj.

    Ekspresët

    Ekspres për shtëpi: Ne ofrojmë markat më të njohura të ekspresëve për shtëpi. Të lehtë në përdorim, këto pajisje ju lejojnë të shijoni një kafe të freskët në rehatinë e shtëpisë tuaj. Ekonomik dhe të lehtë për t’u pastruar, ekspresët tanë sjellin një shije profesionale në ambientin tuaj më të dashur.

    Ekspres për zyra: Ekspresët për zyra janë fuqishëm dhe efikasë, të përshtatur me sasisë e lartë të konsumimit në ambiente biznesi. Këto ekspresë janë të dizajnuara për të përgatitur kafe të shpejtë dhe të cilësisë së lartë, duke ju mundësuar punonjësve tuaj të një filxhan të shijshëm kafeje gjatë gjithë ditës.

    Ekspres për lokale: Për lokalet dhe restorantet, ne ofrojmë ekspresë profesional të gjeneratës së fundit. Pajisur me teknologjinë më të avancuar, këto pajisje mundësojnë bluarje dhe ekstraktim perfekt për një kafe vertëtë speciale. Krijuar për të përgatitur kafe cilësore në kohë të shkurtër, ekspresët tanë i përshtaten nevojave dhe ritmit të punës të biznesit tuaj.

    Pse duhet të zgjidhni Veronesi Caffe?

    Cilësia dhe përkushtimi ndaj klientit

    Cilësia është prioriteti ynë i parë! Të gjitha produktet tona janë të certifikuara duke sjellë pranë jush standardet më të larta europiane të cilësisë dhe sigurisë.

    Shumëllojshmëri shijesh dhe markash

    Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shijesh dhe markat më të njohura në treg, për të përmbushur preferencat e çdo konsumatori.

    Përvoja dhe ekspertiza në industrinë e kafesë

    Me më shumë se 20 vite përvojë në distribucionin e kafesë dhe ekspresëve, ne kemi fituar njohuritë dhe ekspertizën e duhur për të siguruar cilësi premium me çdo produkt që ne ofrojmë.

    Shërbim dhe mbështetje profesionale

    Ne ofrojmë shërbim të përkushtuar dhe profesional për të ndihmuar klientët tanë në zgjedhjen e produkteve të përshtatshme për ta. Stafi ynë është i gatshëm për t’u konsultuar me ju për çdo pyetje. Po ashtu, ne ofrojmë asistencë teknike në instalimin e ekspresëve për çdo klient.

    Rrjet i gjerë distribucioni në të gjithë Shqipërinë

    Veronesi Caffe furnizon produkte në të gjithë Shqipërinë në mënyrë efikase dhe në kohë të shkurtër. Me transport falas për të gjithë klientët tanë, ne sjellim produktet në adresën tuaj pa asnjë kosto shtesë.

    Ofertat speciale dhe çmime konkurruese

    Cilësi luksoze me çmime ekonomike! Ne mundësojmë oferta të vazhdueshme dhe çmimet më konkurruese në treg, në mënyrë që çdo klient të arrijë të shijojë një kafe të veçantë. 

    Ju ftojmë të shfletoni web-in tonë dhe të eksploroni zgjedhjet e shkëlqyera të produkteve që ne ofrojmë. Nëse keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni. Veronesi Caffe është gati t’ju shërbejë në çdo moment.